Në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalë edhe kandidati për kryetar i kësaj partie, Fatbardh Kadilli.
Ai ka bërë një paralelizim me mbështetjen absolute që kishte Berisha kur drejtonte PD-në dhe që iku kur humbi zgjedhjet me situatën e Bashës sot.
“Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin. edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti”, ka thënë Kadilli.