Monika Kryemadhi mbase e kapërceu më lehtë nga të gjithë rezultatin drastik të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nëse një parti normale bën analiza të thella, kalkulime votash, nxjerr bilance, adreson përgjegjësi, realizon zgjedhje të brendshme, etj, kryetarja e LSI-së bëri një gjetje ku tha “Do ringjallem si zogu Feniks”.
Ndaj edhe shefja e LSI-së ka kursyer energjitë negative të post-humbjes duke u çlodhur për pak ditë në Los Angeles.
Aty ka postuar edhe një fotografi me këngëtaren e njohur Bebe Rexha të cilën na e sugjheron si kushrirë të saj vetëm se është nga Dibra por jo nga Peshkopia nga është Fatimja e qytetit studenti.