Ish-ministri i Financave dhe eksperti i piramidave Arben Malaj e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh të fortë.
Teksa kujton pjesëmarrjen ne tij një vit më parë në protestën për mos-shembjen e gazermës Teatri Kombetar, Malaj shkruan se nuk kemi përse të heshtim e të nënshtrohemi, por duhet të angazhohemi për të përmirësuar mirëqeverisjen e vendit tonë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi, sot bëhet një vit nga protesta për mos shembjen e Teatrit Kombëtare. Një foto – nga angazhimi publik për një prej sfidave të vendit tonë dhe në momente kritike të ballafaqimeve për mbrojtjen e historisë, pasurive dhe gurëve kilometrik të kulturës dhe historisë të vendit tonë e copëtuar dhe deformuar kryesisht nga agresiviteti i lartë dhe i përhershëm ndërpartiak dhe jo rrallë edhe nga interesa biznesi.
Disa shprehje inspiruese perse nuk duhet të heshtim dhe të nën-shtrohemi, por duhet të angazhohemi për të përmirësuar mirëqeverisjen e vendit tonë, për të mos arritur në paralajmërimin/mësimin historik se “kur qeveria ka frikë nga populli ajo është demokraci, ndërsa kur popull ka frikë nga qeveria -ajo është diktaturë.
Javë të mbarë!!!
Arbeni