Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm më publikimin e pamjeve nga ‘Bulevardi i ri’ në Tiranë.
Nën shoqërinë e këngës “It’s A Lovely Day Today” (Sot është një ditë e adhurueshme) të këngëtares Ella Fitzgerald dhe me pamjet nga “Bulevardi i Ri”, kryeministri i ka uruar të gjithëve një javë të mbarë.
Qytetarët kanë mbetur të befasuar nga këto pamje dhe jo të paktë janë ata që hamendësojnë se janë pamje 3D dhe jo realitet.