Ditën e djeshme u mblodh kryesia e Partisë Demokratike ku u vendos që zgjedhjet për kryetar të ri të PD-së do të mbahen në 13 qershor dhe jo me 22 Korrik që është e parashikuar me statut.
Me anë të një reagimi të fortë në rrjetin social Facebook, aktivistja e njohur shqiptare e republikanëve në SHBA, Evi Kokalari ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së.
Kokalari theksoi se pasi përfundoi mbledhja e Partisë Demokratike “e vetmja gjë që më vinte ndërmend qe “Byroja Politike & Plenumi” i radhës”.
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Lul Basha sot ndryshoj datën e zgjedhjeve për kryesinë e PD-së nga 22 Korrik që është me statut, në 13 Qershor. Data për paraqitjen e kandidaturave është 24 Maj, pra as një javë nga sot.
Konfirmimi i këtij ndryshimi u votua dhe aprovua nga anëtarë të cilët janë piketuar dhe zgjedhur nga Basha vetë. Kur kjo mbledhje përfundoj, e vetmja gjë që më vinte ndërmend qe “Byroja Politike & Plenumi” i radhës.
Dua haptazi të them që personalisht nuk kam asnjë interes të kthehem në Shqipëri, as të kandidatoj për kryesinë e PD-së, (siç pati frikë Basha), por di të them që PD-ja ka nevojë për ndryshim, reformim, dhe nëse Basha do ta mbaj peng, SUKSESE!
Diaspora dhe individ që përfaqësojnë të djathtën në Shqipëri, do mbledhin forcat, do krijojnë partinë e tyre duke dobësuar deri në shterim Partinë Demokratike.
Ndryshe, i sygjeroj Lulzim Bashës të lërë datën 22 Korrik për zgjedhje në mënyrë që Diaspora të dërgoj kandidatët e saj për këtë post.