Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën muzeale të Shkodrës. Aktorët teksa ishin duke luajtur një shfaqje teatror iu ka rënë suvaja mbi kokë. Si pasojë është dëmtuar aktori Nikolin Ferketa.
Drejtoresha e Teatrit, Rita Gjeka bën thirrje që institucionet shtetërore të ndërhyjnë urgjentisht për të rikonstruktuar këto ambiente të cilat përbëjnë rrezik për jetën e aktorëve, por edhe të spektatorëve.
“Institucionet të ndërhyjnë, ngjarje të tilla të mos ndodhin më”, shprehet e revoltuar Rita Gjeka.
Fatmirësisht lëndimet që ka marrë aktori nuk kanë qenë të rënda, ndërsa pas incidentit ka kërkuar që institucionet të marrin masa menjëherë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.