Deputeti i ardhshëm i PD-së, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit nga qarku i Lezhës, Agron Gjekmarkaj tha sot në “Open” se PD duhet të kishte një moment reflektimi patjetër, edhe nëse dilte fituese nga këto zgjedhje.
Këtë deklaratë e bëri duke folur për zgjedhjet e parakohshme në PD që do të mbahen në 13 qershor.
Gjekmarkaj tha se disa persona pa integritet, të cilët i quajti pallaço apo horra dhe që janë pjesë e PS, e morën këtë fitore në mënyrë të padrejtë, duke garantuar se kjo është vetëm një fitore e parakohshme.
Ai shtoi se PD pretendon dhe i mban shpresat te reagimi i ndërkombëtarëve dhe aksioni qytetar.
Gjekmarkaj: Unë mendoj që PD duhet të kishte reflektim edhe nëse do të fitonte. Data u afrua se kështu e solli situata.
Është terapi për PD që të ketë një proces zgjedhjesh. Është e rëndësishme që të jenë zgjedhje të ndershme. Unë e shoh këtë si një frymë pozitive në PD, qoftë edhe debatin.
Ndryshon se në Shqipëri janë vjedhur zgjedhjet dhe qytetarët duan zgjidhje, dhe kush tjetër veç PD do i prejë kësaj beteje?
Horra, batakçinj, laramanë i janë mbledhur PS-së dhe i kanë marrë qytetarëve një fitore hajdutçe.
Në dukje duket sikur ia kanë dalë, por është e përkohshme. Institucionet janë kapur. Ne kemi shpresa te një reflektim i ndërkombëtarëve.
Tjetra është trysnia popullore. Ata do përballen me shoqërinë, e cila nuk vdes asnjëherë, por reagon. Ka dy kandidatë sot, Basha dhe Kadilli.
Mund të ketë kandidatura të tjera. PD duhet të rishohë Këshillin Kombëtar, Kryesinë e saj, të hapet pa kushte që të ketë një kryetar të fortë, një Këshill Kombëtar dhe kryesi të fortë.