Zonja e parë e Shqipërisë Monika Kryemadhi, bashkëshorti i së cilës po hetohet në Shqipëri, ndodhet prej disa ditësh për pushime në Kaliforni.
Parlamenti i Shqipërisë pritet të shkakrkoi javën që vjen Ilir Metën nga posti i presidentit, për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe bashkëpunim me Agimin e Artë.
Mësohet se Kryemadhi po lobonte për një takim të mundshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Senatin Amerikan, por burime konfidenciale konfirmojnë, se DASH ka refuzuar të pres në zyrat e saj kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Monika Kryemadhi, mbase e kapërceu më lehtë nga të gjithë rezultatin e humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nëse një parti normale do të bënte analizë paszgjedhore, përllogaritje të votave dhe nxjerren e një bilanci, do të gjendej lehtë përgjegjësi i humbjes dhe do realizoheshin zgjedhje të brendshme.
Kryetarja e LSI-së as që e mori mundimin ta bënte një gjë të tillë, edhe pse pranoi se vendimet e saj për daljen nga parlamenti dhe mos pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, ishin gabime që i kushtuan shumë, por ia doli me një fjali a thua se ska ndodhur asgjë se: “Do ringjallem si zogu Feniks!”
E me sa duket, kryetarja e cila trashëgoi nga burri partinë, ka kursyer energjitë negative të post-humbjes duke u çlodhur për disa ditë në shtetin amerikan të Los Angeles.
Aty ka postuar edhe një fotografi me këngëtaren e njohur Bebe Rexha, të cilën na e shet si kushurirë të saj vetëm se është nga Dibra, por jo nga Peshkopia, nga është Fatimja e Qytet Studentit.