Partia Demokratike dhe LSI kanë depozituar në KAS ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit, ku mes të tjerash ka denoncime për tentativa për votim më shumë se 1 herë të disa personave.
Pavarësisht faktit se mund të ketë qenë provat e komisionerëve për të testuar aparatin verifikues, djali i ish kryeministrit Sali Berisha i merr të mirëqena akuzat e Bashës dhe Metës ndaj qeverisë.
Shkëlzen Berisha, me sa duket nga biznesi i tij në Gerdec, që e hodhi në erë, ka ironizuar votimin e shumëfishtë nga një person në Gjirokastër, pasi thotë se “si mund të jenë gjirokastritët koprracë, kur 1 person voton 14 herë”.
“Si mund te jene gjirokastritet koprrace kur vetem 1 person ka dhene 14 vota”, shkruan Shkëlzen Berisha.