Katër ditë më parë, dy shqiptarë ra në prangat e policisë greke pasi kishin vjedhur një makinë dhe po tentonin të granisnin edhe një dyqan celularësh në Athinë.
Autorët, me origjinë shqiptare, pasi pikasën policinë, filluan të sulmonin këtë të fundit për të shmangur arrestimin. Një prej autorëve, shtyu me forcë një efektiv policie, duke e rrëzuar atë nga motori dhe duke i rrezikuar jetën.
Ndjekja e shqiptarëve zgjati më shumë se 20 minuta, të cilët në fund u prangosën. Efektivi që arrestoi shqiptarët u shpreh: Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, desh i mori jetën.