Sekuestrimi 400 kilogramë kokainë e sekuestruar në Kosovë një ditë më parë, nuk është i vetmi rast i goditur nga autoritetet e drejtësisë.
Por cila është rruga e ndjekur nga kontenieri i nisur nga Brazili e për të shkuar më pas në duart e porositësve?
Kontenieri është nisur nga porti Santos i Brazilit, ka hyrë në vendin tone në datën 6 maj dhe prej aty është larguar të shtunën e shkuar, më 15 maj.
Nëpërmjet doganës së Morinës, kamioni që transportonte mish nuk ka ndaluar në asnjë vend deri në momentin që ka mbërritur në Lipjan.
Prania e drogës në kontenier ishte njoftuar nga DEA amerikane, të cilët kanë njoftuar Guardia di Finanza dhe më pas SPAK dhe policinë kosovare.
Ndërkohë, DEA kishte marrë informacion lidhur me këtë trafik 3 muaj më pare, duke vënë në dijeni edhe partnerët italianë dhe shqiptarë dhe prej asaj kohe janë mbajtur nën vëzhgim gjitha ngarkesat e mbërritura nga Amerika Latine.
Gjatë kontrolleve rastësore, u kap rreth një muaj më parë dhe sasia prej 49 kg kokainë dhe për këtë u arrestua Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt.