Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i hodhi poshtë gjetjet paraprake të OSBE-ODHIR për përdorimin e administratës publike në zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë ministrja e Drejtësisë Gjonaj tha:
“Nuk di t’ju them ekzaktësisht se ku janë këto kontestime, qoftë nga raporti I OSBE -ODHIR por di t’ju them me përgjegjësinë më të madhe personale që në asnjë moment nuk është përdorur administrata publike. Jo vetëm njësia 7 por edhe si minister Drejtësie që kam një administratë në përgjegjësi e cila nuk është e vogël.
Në asnjë moment administrata publike nuk është shfrytëzuat apo nuk është përdorur dhe nuk është gjendur asnjëherë nën tensionin për të votuar apo për tu angazhuar në zgjedhje. Po flasim për të gjithë administratën por unë ndërkohë po flas specifikisht. Jap një dëshmi reale për administratën që është në ministrinë e Drejtësisë.”
Dëshmia më e mirë e mospërdorimit të administratës në këto zgjedhje sipas Gjonajt ishte rezultati në sistemin e burgjeve.
“Më herët janë përdorur lejet shpërblyese dhe lejet e vecanta në atë kohë nga ministrat e Drejtësisë për të lejuar që subjekte me rrezikshmëri të lartë kriminale të diktojnë dhe të ndikojnë për të ushtruar preison ndaj votuesve jashtë.
Një akuzë shumë e rëndë si për zotin Basha dhe për zotin Alibeaj që ishte ministër Drejtësie. E njëjta situatë është përsëritur në 2013. Sot nuk ka asnjë akuzë për sistemin e burgjeve.
PS është e humbur në sistemin e burgjeve. Edhe unë vet përsonalisht në sistemin e burgjeve kam marrë zer vota në burgjet e sigurisë së lartë, edhe individualisht. Kam marrë vetëm një votë në burgun e Rogozhinës.” – tha Gjonaj në Përballë.