Avokati i njohur Altin Goxhaj pretendon se kryedemokrati Lulzim Basha ka rënë dakord me kryeministrin RAMA që nëpërmjet pajisjeve të identifikimit biometrik, të regjistronin radhën e votuesve në mënyrë që të gjendej se për kë dhe kur do të votonin 1.7 milionë votues!
“VIDEO QË ÇVESH LAKURIQ LYLIN DHE BANDËN E TIJ!
Prova Video që vërteton se PD kishte rënë dakort fshehtas që më parë që Fleta e Votimit të kishte barkod identifikues që të zbulohej se për kë keni votuar! Votimi në KQZ ishte thjesht formal sps palët kishin rënë dakort fshehtas publikut për këtë!
Sps Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk iu vodhën PD-së nga PS-ja, por u shitën nga Basha & Banda e tij tek Rama!
Bashkërisht përfaqësuesit e PD-së dhe PS-së në KQZ, vendosën në çdo fletë votimi elemente identifikues për çdo votë në mënyrë që nëpërmjet pajisjeve të identifikimit biometrik, të regjistronin radhën e votuesve në mënyrë që të gjendej se për kë dhe kur do të votonin 1.7 milionë votues!
Ndiqeni videon e plotë!!!”, shkruan Goxhaj.