Këshilltari gjerman i Lulzim Bashës, që PD e shet si këshilltarë Të Merkelit dhe CDU që u dend me qofte në Tiranë dhe protestonte me opoziten sa herë i jepnin racionin Martin Henze, sot ka marrë guximin të hiqet si këshilltarë i vërtetë dhe ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur Sali Berishën si person të padëshiruar.
I prezantuar fillimisht si këshilltari personal i Angela Merkel nga Basha, Henze thotë se SHBA duhet të shpallte “non grata” Edi Ramën pasi sipas tij ka manipuluar zgjedhjet.
Ai e cilëson Berishën si mik të amerikanëve që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Pyetja është pse tani kjo, pikërisht në një kohë kur manipulimet masive nga autokrati po ekspozohen, dhe një mik i mirë i SHBA-së, i cili ka ndihmuar SHBA-në në shumë mënyra, po dëmtohet.
Në Shqipëri ekziston një qeveri kleptokratike, socialiste Edi Rama, i cili ka vendosur të bëjë jofunksional shtetin e së drejtës, që organizon një nga drejtuesit më të korruptuar, në të gjithë botën, politikisht përgjegjës për rritjen e trafikut të drogës, dhe manipulimin e zgjedhjeve”, shkruan Henze.