Tragjikomizmi i suitës mediatike që po mbron Sali Berishën në këto momente kalon çdo kufj të fantazizë njerëzore.
Në televizionin e familjes Berisha, në transmetimin live të konferencës për shtyp të njeriut që u shpall non grata nga SHBA, kishte të forta që as Portokallia apo emisionet e tjera humoristike nuk ja kalonin.
Njëri prej gazetarëve të familjes Berisha, Bledian Koka tha se Berishës, zyrtarë të SHBA i kanë thënë që mos fol për Kosovën, ose nuk të japim vizë, por ky i fundit iu ka thënë: vizën fute në b…thë.
Kurse Bejtja, arriti në një nivel më “të lartë”.
Ai tha se Amerika nuk është e pagabueshme, pasi ka dhënë vendime për diktatorë që i ka përkrahur apo edhe figura të tjera të urryera.
“Amerika bën gabime, madje sekretari i Shtetit e ka firmos shkresën që shpalli Berishën non grata pa e parë fare, se kështu i firmos shkresat sekretari i DASH”, tha ai.
Pastaj thanë se padia e Berishës ndaj SHBA rrit dinjitetin e shqiptarëve sepse është betejë për të vërtetën.