Berisha të enjten është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tentuar të ndikojnë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se s’mund të pranojë kurrë që Shqipëria të jetë një vend me Guvernator.
“Nuk mund ta pranoj kurrë unë një gjë të tillë, Shqipëria nuk është shteti i 51 i SHBA-ve”, theksoi ish-kryeministri.
Sipas tij, një gjë të tillë nuk e pranojnë as SHBA-të, edhe nëse të gjithë shqiptarët do të ishin dakord.
Berisha tha nëse do të ishte kështu, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta, jo duke i caktuar dikush Presidentin e Republikës.
Fevziu: Si me caktu Presidentin?
Berisha: Me emëru Presidentin
Fevziu: Presidentin e Shqipërisë?
Berisha: Të Shqipërisë, po kujt tjetër
Fevziu: Nuk besoj se Ilir Metën e kanë përcaktuar amerikanët?
Berisha: Metën jo, por a nuk u bë një përpjekje e madhe për Sandër Lleshin? Nëse do të ecim në këtë mënyrë, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta.