Artur Zheji teksa komentoi faktin që SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, thekson se lufta e Berishës është konsistente dhe bëhet për nder e dinjitet, ndaj bëhet i respektueshëm.
I ftuar në një emision televiziv, Zheji u shpreh se drejtësia amerikane godet nga një krah më shumë, tek ajo që është më e dobët.
“Berisha zgjodhi të ketë fat tragjik dhe ndaj është bërë interesant. Berisha shprehet se do të shkojë në fatin e vet dramatik me dinjitet, ndaj bëhet i respektueshëm. Berisha zgjodhi të ishte, jo të harrohej.
Drejtësia amerikane godet nga një krah më shumë, tek ajo që është më e dobët.
Unë mendoj se beteja e Berishës është e tija, nuk e bëri betejë të PD-së. Berisha duke personalizuar çështjen, mbrojti PD-në. Yuri Kim tha se Shqipëria po ndryshon.
Kim e futi aktin e Berishës në aktin e asgjëbërjes. PD mund të detyrohet të pranojë ofertën e Ramës, për bashkëqeverisje për hir të stabilitetit.
Ne jemi 2.8 milionë banorë gjithsej, jemi sa një qytet i madh. Do të insistohet në një situatë që të dënohet një person, që ka drejtuar këtë vend para tetë vjetësh.”– thotë Artur Zheji.