I dashur Doktor!
Të ndoqa në konferencën për shtyp.
Edhe pse stile të ndryshëm nga presidenti Meta, sërisht mbetesh i adhuruari im.
Beteja jote ligjore që ke nisur sot kundër SHBA, na bën krenar të gjithëve.
E di që ka shumë ziliqarë dhe tradhtarë brenda PD-së, që mbledhin buzët dhe nuk duan të hyjnë në këtë betejë, por flaka e revolucionit do t’i vërë përpara.
Ne do t’ia dalim të bindim shqiptarët se çifti Meta- Berisha do të jetë e ardhmja e këtij vendi.
Më lini t’u jap disa këshilla me këtë rast.
Së pari, kemi nevojë për një parti të madhe si PD-jë.
Meqë ti je i tërhequr nga politika, duhet që Ilir Meta të jetë në krye të saj.
Ai u ka treguar gjoksin amerikanëve dhe u ka thënë “Shtini po jeni burra”.
Po ata janë tërhequr me turp.
Së dyti, për lekët e avokatit në Francë mos u shqetëso.
Do shesim dy vilat në Lalëz dhe do t’i sigurojmë ato lekë.
Fundja dhe rrogat e gazetarëve të Syrit do sakrifikojmë dhe pa lekë nuk do të lëmë.
Së treti, e ke gjetur shumë mire këtë shkakun pse të kanë marrë inat amerikanët.
D.m.th ke bërë mirë që ke sajuar këtë punën e kufijve të Kosovës.
Meraku jonë është se për këtë çështje është mburrur dhe Ditmir Bushati, por për çudi ai e ka më mirë se Rama me ambasadoren amerikane.
Na prish pak punë në këtë drejtim, por besoj se ai nuk flet.
Se fundi, duhet të bëjmë kujdes me Lulin.
Ai duhet të ishte sot në sallën e konferencës në Rogner.
Në vend të tyre kishte dërguar 20 tropojanë që të krijonte imazh të keq për ty.
Ky është gjest i qëllimshëm.
Ne nuk duhet ta lëmë fatin tonë në dorë të Lulit, pasi nuk dihet ç’fund mund të kemi.
Ai duhet t’i lërë urgjent vendin Ilir Metës”.