Analisti i njohur, Frrok Çupi, është shprehur dje se shpallja “non grata” e Sali Berishës është një mesazh edhe për presidentin Ilir Meta.
Sipas analistit, shumë shpjet pritet të dalë një vendim i tillë edhe për presidentin. Gjithashtu, Çupi tha se ky mesazh shkon edhe për politikanë të tjerë të korruptuar, por SHBA duke asistuar SPAK kanë vendosur ta fillojnë listën e të korruptuarve në vend nga ata më të rrezikshmit. Analisti u shpreh i bindur se këtë herë ata nuk i shpëtojnë dot drejtësisë, pasi gjithçka është nën mbikëqyrjen e SHBA.
“Procesi që nisi Amerika ndaj Dr. Sali Berisha nuk është i thjeshtë, as i shkurtër. Këto janë ditët e para kur ish-presidentit të epokës së luftës civile dhe grushteve të shtetit në Shqipëri, pritet t’i bashkohet edhe presidenti aktual, Ilir Meta. Por mesazhi i amerikanëve shkon përtej tyre. Praktikisht është prekur vetëm maja e piramidës. Të dhënat janë se në SPAK do të mbërrijnë pjesë-pjesë 1000 elementë të drejtësisë.
Pritet që të merren masa të jashtëzakonshme sigurie, që janë për disa elementë. E dyta është se si do të reagojnë këta në vazhdim. Thuhet se mund të arratisen nga vendi, gjë që për mua është shumë e vështirë që të fshihen nga SHBA”, tha Çupi. Analisti u shpreh se Berisha dhe Meta kanë marrëdhënie lëvizëse si banda. Sipas të dhënave të tij, që të dy do të gjykohen në Hagë, pasi nuk mund të hetohen nga drejtësia shqiptare.
Çupi tha se veprat kriminale të Metës dhe Berishës i kalojnë përmasa dhe fuqitë që ka sistemi ynë i drejtësisë për të hetuar, prandaj edhe do të merren nën hetim në Hagë. “Krimet e tyre janë njësoj si të Millosheviçit. Janë katër akuza penale, organizim në organizata terroriste, ka përdorur pushtetin për të krijuar përfitime për familjen. Ka një korrupsion të rëndësishëm, i cili mbledh para për të krijuar grushte shteti në vend apo rajon, për të krijuar turbullira në kohë të caktuara, për të çorientuar orientimin e Shqipërisë”, tha Çupi.
Ky i fundit shtoi se ka një konkurrencë mes tyre për pasurinë, që është e tëra e paligjshme. Ndërsa përmendi akuzat kryesore ndaj atyre: korrupsionin i rëndësishëm, akuza e dytë “përdorimi i pushtetit për përfitimet e tij”, akuza e tretë “i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura”.