Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri u kualifikua e para për në natën finale të këtij kompeticioni prestigjoz. Momenti u prit me shumë gëzim nga i gjithë ekipi këngëtares, të cilët po shpresojnë për një fitore.
Mirëpo, sot Anxhela ka njoftuar se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.
Nata finale e ‘Eurovizion 2021’ do të hapet nga Qiproja me këngëtaren Elena Tsagrinou dhe më pas menjëherë do të jetë përfaqësuesja jonë.
Lista e plotë e 26 vendeve që do të perfromojnë në natën finale është:
Me dhjetë shtetet finaliste të përzgjedhura në gjysmëfinalen e dytë, është plotësuar lista e plotë prej 26 shtetesh që do të performojnë të shtunën në finalen e madhe, pra më 22 maj. Ajo do të mbahet në “Ahoy Arena”.
Lista e plotë me përfaqësuesit përkatës të secilit shtet në finalen e “Eurovision 2021”:
Shqipëria: Anxhela Peristeri – “Karma”
Azerbajxhani: Efendi – “Mata Hari”
Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place”
Bullgaria: VICTORIA – “Groëing Up is Getting Old”
Qipro: Elena Tsagrinou – “El Diablo”
Finlanda: Blind Channel – “Dark Side”
Franca: Barbara Pravi – “Voilà”
Gjermania: Jendrik – “I Don’t Feel Hate”
Greqia: Stefania – “Last Dance”
Islanda: Daði og Gagnamagnið – “10 Years”
Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”
Italia: Måneskin – “Zitti e buoni”
Lituania: THE ROOP – “Discoteque”
Malta: Destiny – “Je Me Casse”
Moldavia: Natalia Gordienko – “Sugar”
Holanda: Jeangu Macrooy – “Birth of a New Age”
Norvegjia: TIX – “Fallen Angel”
Portugalia: The Black Mamba – “Love Is on My Side”
Rusia: Manizha – “Russian Woman”
San Marino: Senhit – “Adrenalina”
Serbia: Hurricane – “Loco Loco”
Spanja: Blas Cantó – “Voy a quedarme”
Suedia: Tusse – “Voices”
Zvicra: Gjon’s Tears – “Tout l’univers”
Ukraina: Go_A – “SHUM”
Mbretëria e Bashkuar: James Newman – “Embers”.