Kundërpërgjigjen e Sali Berishës me padi në gjykatën franceze, Besnik Mustafaj e cilësoi si manovër fantastike. Ai foli edhe për avokatin, duke theksuar se ai është ndër më të mirët dhe nuk merr kurrë përsipër një çështje nëse nuk është 50% i sigurt që do e fitojë.
Në rastin e pagesës, Mustafaj u shpreh se mund ta bëjë edhe falas për shkak të reklamës që mund të ketë nga përmasat e çështjes.
Ai theksoi se fakti që Blinken e ka publikuar vendimin në Tëitter mund të merret si qëndrim personal i vetë sekretarit amerikan.
“Është fantastike manovra e Berishës., Unë e njoh sa sedërli është ai. Sa lëndohet dhe sa bëhet sulmues kur mendon se është prekur atje ku nuk duron dot. Ka zgjedhur një nga avokatët më të mirë të botës dhe padyshim nga më të shtrenjtët.
Dhe nuk futej nëse nuk ishte 50% i sigurt që do e fitonte çështjen. Duke pasur parasysh që në Paris të sulmohet sekretari i shtetit është reklamë. Dhe mendoj se ai mund ta bëjë edhe falas sepse ai ka bërë disa çështje të rëndësishme dhe jo deri te sekretari i shtetit. Sepse Blinken e ka publikuar te Tëiteri privat dhe përkthehet si qëndrim personal. Familja është e shenjtë në Francë”, deklaroi Mustafaj.
Në fak është turp për nivelin e një ish kryediplomati të flasi publikisht broçkulla të tilla, sepse nuk do ketë kurrë një gjyq nga një gjykatë franceze, që nuk është në juridiksionin e saj për dy shtetas të huaj. Konflikti nuk është mes Berishës dhe Bliken, por Berishës dhe SHBA-së. Kush qenka ky shtet apo avokat, apo avokot, që mund të gjykoj ligjet e një shteti tjetër dhe politikën e jashtme amerikane.
Për të ardhur keq pë idiotsit e Nikut te partisë por edhe të sekretarit shokut Sali.