Lëvizjet e fundit të SHBA si duket nuk kanë trembur vetëm Sali Berishën, por edhe LSI. Pas akuzave të rënda të ish-kryeministrit Berisha ndaj amerikanëve, është hedhur në sulm edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në Facebook ai deklaroi se sovraniteti i Shqipërisë po cenohet, por këtu përveç rilindjes edhe pse jo me emra konkrete, Vasili tha se të huajt po ndërhyjnë tek ne. Ai tha se ata kërkojnë të bëjnë karrierë politike në Shqipëri dhe po na cenojnë dinjitetin e kombit.
Këto fjalë tregojnë se Vasili po shigjeton amerikanët pas vendimit për Berishën dhe paralajmërimeve se do të eliminojnë të gjithë të korruptuarit në Shqipëri.
“Shumë të huaj, që thjesht ndërtojnë karrierën tek ne dhe e kanë Shqipërinë një plus më shumë ne karrierën e tyre, s’mundet kurrë as të imponojnë dhe as mund të shesin dashuri madhështore hipokrite për Shqipërinë, që nuk i beson askush. Sovraniteti dhe dinjiteti nuk janë gjendur kurrë më parë nën një sulm kaq të egër në Shqipëri.
Gjithfarë duarsh të brendshme e të jashtme antishqiptare janë vërsulur mbi këto dy dimensione, që kanë mbajtur dhe mbajnë gjallë Shqipërinë dhe shqiptarët në qindra vjet. Jashtë tyre Shqipëria është thjesht asgjë”, shkruan ai.
Akuzat e Vasilit shkojnë edhe më tej duke thënë se, autoritetet amerikane bëjnë sikur i duan të mirën Shqipërisë, por në fakt kërkojnë veçse ta kenë në kontrollin e tyre për interes të vet. Këtu ai akuzoi qeverinë se është bërë palë me amerikanët për t’ua shitur vendin atyre, për ta lënë vendin të kufizuar nga ata dhe pas sovranitet. “Secili popull është përgjegjës për fatet e tij dhe askush jashtë nesh nuk mund të bëjë sikur e do Shqipërinë më shumë se ne dhe të vendosë për ne!
Nëpërkëmbja, përdhosja dhe vënia poshtë këmbëve e dinjitetit për ta zëvendësuar me nënshtrimin poshtërues, të bindur, pa gojë e pa veprim, ky është synimi i vetëm i rilindjes dhe i të gjithë aksesorëve të saj vendas apo të huaj. Realizimi i kësaj përmes strategjisë që: thashethemi shndërrohet në fakt për kundërshtarët dhe fakti shndërrohet në thashetheme për veten, kjo është një nga rrugët për të goditur e asgjësuar dinjitetin.
Sovranistët me dinjitet janë garantët e vetëm të integritetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve për sot dhe për dhjetëra vjet më pas, ndaj vetëm ata kanë të drejtën të na udhëheqin”, shkruan Vasali. Mirpo Vasali është një nga personat që dyshohet se është shpallur non grata nga SHBA.
Deri më tani “sektorin” e sulmit ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, për përfshirjen e njerëzve të krimit në listën e deputetëve, tek opozita e “mbulonin” respektivisht ish kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili.
Madje përmendnin dhe emra deputetësh, ish deputetësh dhe zyrtarëve të tjerë të PS, që sipas Berishës dhe Vasilit ishin përfshirë në vepra penale, të dënuar apo jo ose nuk kishin plotësuar mirë formularin e dekriminalizimit.
Por këto dalje publike të Berishës dhe Vasilit i përkasin të shkuarës. Që në momentin kur disa ditë më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim artikuloi apelin që njerëzit e inkriminuar, të akuzuar për korrupsion të rëndë dhe vepra të tjera penale të mbaheshin larg listave të kandidatëve për deputetë. Kjo këmban binte edhe për Berishën e Vasilin të cilët e kishin ndjerë rrezikun dhe flisnin për gjithçka por vetëm për këtë gjë nuk dëgjohehsin.
Pas shpalljes non grata të Berishës , Vasili qënka tmerruar dhe arrin të flasi përçartë duke akuzuar si pushtues ameriaknët dhe duke aluduar se diplomatët e huaj vijnë në Shqipëri për karrier dhe para. Madje ai shkon dhe më tutje duke e quajtur Sali Berishën armikun më të madh të sovranitett, UÇK dhe marveshjes së Rambujes, shitësin e trojeve shqiptare, shkatërruesin e demokracisë, bashkëpuntorin e makinës së luftës serb dhe i dhjetëra veprave të tjera penale, si sovranisti më i madh shqiptar duke fyer inteligjencën dhe kujtesën e një kombi të tërë.