Avokati i njohur Spartak Ngjela, ditën e djeshme ka komentuar qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Ngjela u shpreh se nuk mund të hedhësh në gjyq mendimin e një politike amerikane.
Ai tha se shpejtim i akuzave që mund të vijnë në Shqipëri ishte një veprim i nxituar nga ana e Berishës. Sipas tij padia që Berisha do të ngrejë ndaj sekretarit Blinken, do të përshpejtojë procesin penal ndaj tij. “Ka hedhur Sekretarin e Shtetit në gjyq, po ju mendoni se sekretari flet me mendimet e gruas së tij? Jeni në metro ju? Ai është mendimi i politikës amerikane, si do hedhësh politikën amerikane në gjyq.
Ai është nën akuza tani, por shpejton akuzën që mund t’i vijë në Shqipëri. Nuk ka gjykatë në Francë, dy janë gjyqtarë pesë janë të zgjedhur nga populli, si do marrin ata, për shpifje? Nuk e di. Edhe sikur Blinken të ishte privat nuk është subjekti i të drejtës franceze.
Ku ka gjykatë ndërkombëtare në Paris. Nuk morëm vesh nëse është padi penale apo civile. Është i trembur, kushedi si kanë ardhur, mbase nuk është faji i tij. Bëri gabim se përshpejtoi procesin penal kundër tij”, u shpreh Ngjela. Ai tha se nuk e di çdo të bëjë Berisha më pas, por përshpejtimi i akuzës është një vendim i gabuar. Ngjela u shpreh se Shqipëria nuk mund të durojë situata të tilla kështu që ajo çfarë është nisur duhet të përfundojë.
Sipas tij Berisha është mirë dhe deri në fund do të tërhiqet nga kjo që ka nisur. “Nuk e di çdo bëjë Saliu, por çështja është që në këtë rast ka gabuar për shpejtimin e akuzës. Ka prova apo jo në fund të fundit do vijnë në Shqipëri. Ka dhe një ligj për ekstradimin sot. Që të bësh një analizë juridike duhet të konvergosh në një pikë 5 ose 6 elementë. Gjithçka, për çdo gjë të ekstradojnë.
Nuk ka Shqipëria sot këllqe sociale të durojë situata të tilla. Ata që e kanë marrë përsipër t’i çojnë deri në fund. Po fole për prova ke folur për shtet të së drejtës. Saliu është mirë, do tërhiqet. Lëre që e ka çuar deri në fund tani”, tha ai.