Një aktor shqiptar, i cili kishte interpretuar në filma me protagonist Billy Zane, është filmuar duke marrë kokainë nga një garazh nga kamera e instaluar ne makinën e tij. Pikërisht këto pamje janë përdorur nga autoritetet angleze për ta ndjekur atë penalisht.
Sokol Ajazi, 36 vjeç, me banim në Southgate, në veri të Londrës, u arrestua në 1 Prill pasi detektivët e panë atë duke mbajtur një qese të madhe plastike në një Mercedes të drejtuar nga shqiptari tjetër Eduart Hadjini, 38 vjeç, shkruajne mediat vendase.
Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) tha se brenda në makinën e tyre u gjetën të fshehur brenda sediljeve të pasme një kilogram kokainë.
Të dy u arrestuan nën dyshimin e furnizimit me drogë të klasit A, ndërsa ?? Eduart Hajdini një muaj më parë ishte nën vëzhgim nga ku u filmua duke i shitur dy kile kokainë Thomas Scarrett, nga qyteti Bristol, i cili u dënua me 6 vite burg.
Hadjini dhe Ajazi u paraqitën në Wood Green Crown Court dje ku u dënuan përkatësisht me tre vjet 10 muaj dhe pesë vjet dy muaj.
Ajazi ka pasur pjesë në tre filma me metrazh të gjatë, duke përfshirë filmat e 2016 ‘The Contract and Una’ dhe në 2011 ‘Mercenaries’ në të cilët luante Billy Zane.