Teknikisht, ngjizja mund të bëhet brenda 12-24 orëve të jetës së një veze të pjekur, duke qenë kjo dita që evoluon dhe dita me pjellorinë më të madhe. Meqë, cikli i femrës mund të ndryshojë, dita që evoluon, plus dy ditë më parë dhe dy ditë më vonë (gjithsej për pesë ditë), konsiderohet si periudha më e mundshme për të ngelur shtatzënë.
Me një fjalë evoluon 14 ditë para se të të vijnë menstruacionet, thënë ndryshe, në mes të dy cikleve menstruale (zakonisht periudha mes dy cikleve është 28 ditë). Megjithatë, s’është e thënë me siguri të plotë se mund të mbetesh shtatzënë vetëm në pesë ditët rreth kohës së evoluimit. Gjithashtu, dita pjellore është tre ditë para këtij intervali, sepse spermatozoidet mund të mbijetojnë në trupin e femrës për disa ditë.
Kur është më pak pjellore? Përgjithësisht, ka më pak rrezik shtatzënie në 10 ditët para ciklit të femrës dhe në javën ose kohën që zgjasin menstruacionet. Si mund ta zbulosh kur evoluon ajo?
Dy deri në katër ditë para evoluimit, shtohet mukoza që lëshon qafa e mitrës, e cila mund të ketë konsistencën e të bardhës së vezës. Pasi ka evoluar dhe pasi veza është prishur ose është pllenuar nga spermatozoidi, mukoza e qafës së mitrës mund të trashet, megjithëse është normale që të mos e vësh re.
Pista të tjera: Femra mund të ndjejë një dhimbje të lehtë në një nga vezoret, që shkaktohet kur veza po përgatitet për t’u shkëputur dhe mund të vërë re edhe shtimin e epshit. Trupi femëror përgatitet për të qenë më joshës për meshkujt gjë që ndodh edhe te kafshët.
Një studim tregon se gratë janë më të prira për të pasur marrëdhënie seksuale gjatë ditëve pjellore, sesa ato jopjellore. Por edhe nëse nuk ka pasur menstruacione, mund të mbese shtatzënë, nëse cikli i saj është i çrregullt, sepse është nën peshë ose e ka vetë ciklin kështu, duhet të përdorësh kontraceptivët sepse ajo mund të evoluojë në çdo moment.
Çfarë duhet të dish që të mos e lësh shtatzënë? Kur të kryeni marrëdhënie seksuale. Shumë çifte adoleshentësh mendojnë se nëse kryejnë një herë marrëdhënie seksuale, është e sigurt që femra mund të mbetet shtatzënë.
Por në fakt kjo nuk ndodh kështu. Pse? Sepse meshkujve normalisht u nevojiten 36-48 orë për të prodhuar një sasi të mjaftueshme të spermës, kështu që nëse mashkulli një ditë më parë ka kryer marrëdhënie ose ka zbrazur në mënyra të tjera spermatozoidet e tij do të thotë që partneri mashkull të mos ketë spermë të mjaftueshme gjatë ditëve të saj më pjellore.
Ose marrëdhënia kryhet në kohën kur femra nuk është në pjellorinë e saj. Në të dyja këto raste mund të kryhet marrëdhënie pa pasur frikën e një shtatzënie të padëshirueshme.
Shenjat e shtatzënisë. Këto janë shenjat e para të përgjithshme të shtatzënisë. Çdo njeri është ndryshe… disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë dhe ka nga ato që s’kanë shenja fare në muajin e parë.
Mungesa e periodave në muajin e parë. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktorë të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë, shumë gra shtatzënë kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe çohen natën.
Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë, lodhje, rraskapitje. Lodhjet janë shenjë e hershme e shtatzënisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit progesteron. Ndjenja e përzierjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe madje darkë).
Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatzëna ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe madje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatzëna kanë vjellje. Gjoksi me dhembje dhe i zmadhuar. Në qoftë se je shtatzënë, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë me dhembje, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.