Juristi i njohur Romeo Kara ka bërë një reagim tjetër lidhur me shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA. Juristi shkruan se pas këtij vendimi duhej të ishin sekuestruar pasuritë e familjes Berisha dhe atyre duhej t’u ndalohej dalja nga vendi si dhe te pezulloheshin nga çdo post publik.
“Te gjitha strukturat e larta te drejtesise duhet t’a marrin si sfide kete rast, duke u ngritur ne nivelin e situates, te rihapin cdo proces gjyqesor te mbyllur padrejtesisht nga mafia berishiane ne drejtesi dhe te realizojne de facto nje hap te madh reformues. Pikerisht duke perballuar sfidat reale, mund te realizohet edhe reforma me e nderlikuar qofte”, shkruan ai.
Postimi i juristit
Vendi me demokratik i globit, shpall publikisht non grata, per arsye te korrupsionit, shperdorimit te detyres, minimit te demokracise, mbajtjes peng te sistemit te drejtesise etj ne Shqiperi, Sali Berishen.
Nese ai shpallet i padeshiruar atje, ne USA, per arsyet e mesiperme, si duhet te shpallet ketu, ne vendin ku konsumoi nje pafundesi veprash penale, lind pyetja?
Parlamenti, prokuroria, qeveria, perfaqesues te medias dhe agjencive ligjzbatuese tashme duhej te ishin mbledhur dhe te kishin bere reagimin e duhur moral dhe ligjor.
Nje ishpresident dhe ishkryeminister i yni, strumbullari i ketij sistemi politik, njeriu me i fuqishem politik i vendit per 30 vjet, eshte shpallur as me pak dhe as me shume, armiku me i madh i ketij vendi.
Portret me te zi, nuk mund te kete nje njeri publik, si ai portret qe doll nga State Department.
USA na e tha qarte se, Saliu dhe te ngjashmit e tij, pavaresisht se cfare ngjyre partiake kane, jane pikerisht ata, shkaku i gjendjes se vendit dhe pengmarrjes se tij.
Sot, pasurite e Saliut dhe bandes se tij, duhej te ishin te sekuestruara dhe atyre duhej t’u ndalohej dalja nga vendi si dhe te pezulloheshin nga cdo post publik.
Gjyqtare, prokurore, OPGJ, bankiere, police, administrues te fondeve publike qe i sherbejne bandes Berisha, duhej te ishin sot nen akuze dhe jashte sistemit.
Ata jane aty, te dhjere, te trembur por edhe te rigrupuar per te gjetur shtegun e daljes nga kjo situate dhe ne i njohim mire ata, ashtu sic njohim edhe te ngjashmit e tyre.
Te gjitha strukturat e larta te drejtesise duhet t’a marrin si sfide kete rast, duke u ngritur ne nivelin e situates, te rihapin cdo proces gjyqesor te mbyllur padrejtesisht nga mafia berishiane ne drejtesi dhe te realizojne de facto nje hap te madh reformues. Pikerisht duke perballuar sfidat reale, mund te realizohet edhe reforma me e nderlikuar qofte.