Shtohen zerat ne PD se Lulzim Basha nuk mund te udhetoje ne SHBA, pasi i eshte refuzuar viza!
Një deklaratë të bujshme ka bërë para pak minutave edhe kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi.
Ajo ka thënë se para disa vitesh Lulzim Bashës i është refuzuar viza në SHBA, dhe qe nga ajo kohe nuk ka shkelur me ne territorin e aleatit me te madh te Shqiperise!.
“Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’”, ka thënë Harxhi në ‘Zonë e Lirë’.
Kembenguljes se gazetarit, Harxhi i eshte pergjigjur me informacione me te detajuara se Bashës i është refuzuar viza në SHBA.
“Po, po, është e vërtetë. E kam informacion të sigurtë. Ju e keni parë dhe vetë.
Nuk ju ka ardhur habi që ai nuk po shkon më në Washington, nuk e keni pyetur veten?
Sepse i është refuzuar viza. madje habitem pse s’ka ndodhur e kundërta, pse s’e kanë shpallur non-grata.
Nuk do të çuditesha nëse kjo gje do të ndodhte,”- tha Harxhi.
Harxhi tha se Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës.
“Lulzim Basha është më i dobët se kurrë sot. Gara ime është me të sepse unë dua pronën që kam vënë një gur themeli. Dhe sot PD është peng nga Lulzim Basha dhe ne do t’ia marrim”, vijoi ajo.
Duke cekur çështjen e listës së anëtarësisë, Harxhi tha se kjo është një çmenduri.
“Imagjinoni sikur Edi Rama të mbante për vetë listën e zgjedhësve”, tha ndër të tjera Edith Harxhi.