Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kërkuar të deklarohet burimi i të ardhurave të partisë më të madhe opozitare në vend.
Shehaj tha në emisionin “Zonë e Lirë” se PD çdo vit duhet të bëjë një bilanc për financimet, ku të tregojë se nga vijnë këto të ardhura.
“PD çdo vit duhet të bëjë një bilanc për financimet.
Çdo vit duhet të tregojë burimin e financimit”, theksoi ai, duke dhënë kështu edhe një mesazh për kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha, i cili bashke me miqte eshte nen hetim ne SHBA, sepse e kane financuar me para ruse.