Olsi Ramës s’i del e keqja për penalltinë e dhënë të Enea Jorgjit në ndeshjen Partizani – Vllaznia, përfunduar me shifrat 0-1.
Drejtori i përgjithshëm i të kuqve, për analogji, tregoi një moment nga finalja e Europa League mes United dhe Villareal.
Sfera preku në dorën e lojtarit spanjoll, por VAR-i vendosi se gjithçka ishte e rregullt.
Edhe pse Rama paraqiti një rast të ngjashëm me të Belicës, sërish disa nga analistët sportivë nuk ishin të bindur duke theksuar se topi nuk po shkonte drejt portës.
E si për t’u mbyllur gojën të gjithëve, drejtori i Partizanit ka reaguar sërish mbrëmë në rrjetet sociale duke treguar një moment të finales së Champions League mes Cityt dhe Chelsea-it.
“Për të gjithë ju që për rastin e finales së Europa League, thonit që topi nuk po shkonte në rrjetë”, shkruan ai duke lënë të nënkuptohet se një tjetër rast i ngjashëm me të Belicës, nuk u dha mbrëmë penallti nga dhoma e VAR-it