Lulzim Basha, gjatë një takimi me demokratët e Tropojës dhe Kurbinit, ka ngritur në piedestal figurën e Sali Berishës, i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA.
Luli i atribuon PD-së dh Saliut arritje që nuk kanë asnjë lidhje me të, sepse hyrja në NATO ishte projekt amerikan që u realizua pas 20 vjetësh, për arsye se vetëm u pengua nga Berisha që në 97’me rënien e shtetit dhe shkatërrimin e ushtrisë.
Hyrja në KE dhe Liberalizimi i vizave projekt 15 vjeçarë i Europës për Ballkanin Përëndimor i cili u realizua në dy faza, në fazën e parë Serbi, Mali i Zi dhe Kroaci dhe në fazën e dytë Bosnje , Shqipëri, Maqedoni. Kurse rrëzimin e komunizmit e shikon me syzet e tij luli, që punonte kamarier në atë kohë, për ndonjë bashkshish në Rinas
Ai u shpreh se të gjitha arritjet e mëdha në vendin tonë kanë padiskutim vulën me nënshkrimin e Sali Berishës, duke përmendur rrëzimin e komunizmit, futjen në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave.
“Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës”, tha Basha.