Ditën e sotme është liruar nga Burgu ish-deputeti Mark Frroku. Gjykata e Fierit me anë të një vendimi i ka zbritur dënimin me 1 e 5 muaj burg, që i kishin mbetur për tu kryer.
Por avokati i tij Tonin Prendi në një deklaratë për Panorama, u shpreh se klientit të tij nuk i është ulur dënimi, por vetëm është liruar me kusht.
Ish-deputeti Mark Frroku ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj. Frroku u dënua për “pastrim parash”, “fshehje pasurie” dhe “ndërtim të paligjshëm”, ndërsa fitoi pafajësi për akuzën e “vrasjes me paramendim” për një ngjarje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.