Bien pretendimet e Sali Berishës se ai u shpall “non grata” nga amerikanët për shkak se kundërshtoi idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë kur ai ishte një pensionist dhe as nuk i’a varte kush, përveçse ishte kthyer në një lehës pa zinxhir në parlament, sa herë që i jepej fjala.
Edhe pse nuk pati kurrë një qëndrim të qartë nga amerikanët për idenë e ndryshimit të kufijve, Berisha pretendon se Rama dhe Soros lobuan për realizimin e këtij projekti. Më tej ai shton se kundërshtoi dhe ndali idenë e rishikimit të territorit.
Por kjo alibi e tij është rrëzuar nga një prej zyrtarëve më të lartë të qeverisë së Donald Trump, ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John R. Bolton. Gazeta amerikane “The Washington Times” ka shkruar dje një artikull të gjatë për vendimin ndaj Berishës, ku ka pyetur si ish-kryeministrin, ashtu dhe shumë funksionarë të tjerë.
Berisha tha në intervistën me “Times” se Soros dhe OJQ-të e financuara prej tij në rajon e kanë luftuar që më 2017, kur ai denoncoi publikisht propozimet për ndryshim kufijsh midis Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, administrata Trump përkrahte idenë e liderëve serbë për shkëmbim territoresh midis Serbisë e Kosovës, por ajo pati mendime të kundërta në Europë dhe u kritikua nga Gjermania e të tjerë. Ai shtoi se përkrahja amerikane për iniciativën, sidomos nga ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John R. Bolton, u krijua nga OJQ-të e mbështetura nga Soros që punonin me Ramën. Por gazeta amerikane i është drejtuar përmes një email-i zotit Bolton, i cili ka hedhur dyshime mbi deklaratat e Berishës. Në një prononcim për “Washinton Times” ai tha: “Nuk e kam idenë se për çfarë idiotsirash flet ai”.