Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Serbi. Sportisti MMA, Vladimir Jovanovic është sulmuar me armë në mes të rrugës.
Për fatin e tij, boksieri i njohur u përball me agresorin pasi la të birin e tij në çerdhe pasi nëse do kishte dhe fëmijën me vete, pasojat do ishin më të rënda.
Duke u afruar te vetura, një person me emrin Vuko Markovic e ka qëlluar atë disa herë me plumba.
Megjithatë, Jovanovic i shpëtoi gjuajtjeve të njëpasnjëshme duke u fshehur prapa veturës.
Pas disa gjuajtjeve, plumbi e goditi në stomak duke e rrëzuar për toke.
Në fakt, mjekët kanë konstatuar se Jovanovic ishte goditur me plumb edhe më herët por që është e çuditshme se si nuk është rrëzuar duke i rezistuar gjuajteve.
Mjekët kanë gjetur shtatë plumba në trupin e tij, por që gjendja e tij tani është jashtë rrezikut për jetën.
Agresori ishte një malazez dhe është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.