Ndarja nga jeta e aktorit Pirro Mani ka shkaktuar shumë pikëllim mes kolegëve të tij. Aktorja Yllka Muajo dhe regjisori Piro Milkani e kanë konsideruar këtë një hyumbjue të madhe për artin shqiptar.
Sipas Mujos, Pirro Mani ishte një dashnor i palodhur i së bukurës dhe një idealist që u mësoi shumë aktorëve.
“Na la dhuratë të fundit dashurinë. Për aq kohë sa krijoj, mbeti një dashnor i palodhur i të bukurës. Idealist që na ushqeu me art. Dhimbja është shumë më e madhe. Ka ikur njeriu më i rëndësishëm i teatrit.
Unë jam shumë e tronditur sot. Për fatin tonë ai u largua në një moment nga skena kur kishte akoma për të punuar. Ne kemi mësuar shumë nga Pirro”, u shpreh Yllka Mujo.
Edhe regjisori Piro Milkani, i prekur ka folur për ikjen e kolegut të tij. Milkani vlerësoi lartë figurën artistike të Pirro Manit duke thënë se ai i dha dinjitet trupës së Teatrit Kombëtar.
“Pirro Mani është një nga figurat qendrore të teatrit dhe të kinemasë shqiptare. I dha dinjitet artistik trupës së Teatrit Kombëtar dhe kontribuoi në kinematografi.
Bashkëpunimi serioz me të ka qenë në vitin 1963. Pirro Mani interpretoi një rol kryesor dhe u kuptua që është një aktor i mirë dhe jo vetëm si regjisor.
Ai ka bërë shumë shfaqje por do të veçoj filmin “Pamje nga ura”, ishte një shfaqje bashkëkohore europiane. Ai ka dhënë mësim dhe në Akademinë e Arteve”, u shpreh Pirro Milkani.