Një ekzekutim ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë në zonën e ish-Ekspozitës, ku mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaj. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe ish-prokurori Adriatik Cami.
Ndërkohë në momentin e krimit në vendngjarje është parë edhe një i mitur, i cili ka hyrë pranë lokalit dhe ka shpërthyer në të qara.
I mituri siç duket në pamjet e mëposhtme, mund të jetë i afërm i viktimës pasi ka kaluar rrethin e Policisë dhe ka hyrë brenda në lokal.
Më pas, ai është nxjerrë jashtë duke qarë duke u mbajtur prej krahësh nga dy efektivë policie, e më pas është futur në makinë për t’u dërguar në Komisariat.