I ftuar në një emision televiziv, ish-kryeministri Sali Berisha tha se në kohën që Rama e pyeti “A e kalon dot oqeanin”, Berisha tha se nuk dinte gjë.
“Në atë moment, të them të drejtën unë nuk kam ditur asgjë. Nuk kisha marrë asnjë mesazh, nuk isha njoftuar se realisht s’e dija.
Më vonë mësova që unë kisha gisht në një teori konspirative, në ndarjen e Kosovës, gjë që unë e ka mdenoncuar dhe unë nuk e kam mbështetur.
Pastaj kam qeshur, realisht qesha. Sepse t’i japësh Kosovën Aleksandër Vuçiç, është krim”, tha Berisha.