Sulmuesi brazilian Robinjo ka bërë një lëvizje të cuditshme në këtë fazë të karrierës së tij. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit dhe Mancester Sitit, është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës turke të Sivasporit. Robinjo ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe në orët e ardhshme do të prezantohet zyrtarisht nga drejtuesit e Sivasporit.
Pas eksperiencave në Spanjë, Angli, në Itali me Milanin dhe Kinë pa harruar periudhën që ka qenë pjesë e Santosit në Brazil apo së fundmi Atletico Mineiros, në moshën 33-vjeçare për Robinjon nis një aventurë e re në kampionatin turk. Vetëm pak javë më parë, ai ishte në dyert e gjykatave dhe madje ajo e shkallës së parë kishte dhënë dënim për të, pasi në vitin 2013 kishte përdhunuar në grup një vajzë shqiptare.
Cështja gjyqësore për këtë rast vijon, pavarësisht se Robinjo mohon të jetë i përfshirë. Kontrata e re me turqit vjen si “shpërblim” për sikletet që lojtari ka provuar gjatë kohëve të fundit. /Pamfleti.com