Një punonjës policie në Gjirokastër është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Raportohet nga të dhënat paraprake se i plagosuri është punonjës policie në pikën kufitare të Kakavijes. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij akti.
Pritet deklarat e policisë dhe detaje më të klasifikuara për ngjarjen.