Partia Popullore e Serbisë ka publikuar në llogarinë e saj në Twitter një video nga Presidenca e Serbisë ku shfaqet një ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një moment të një incidenti presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidentit të Partisë Popullore në opozitë, Vuk Jeremiç.
“Vuçiç tha se Vuk Jeremiç, Miki Aleksiç, Vladimir Gajiç dhe Bora Novakoviç u trembën dhe ikën nga Presidenca. Por, këtu është një video ekskluzive, si ndodhi në të vërtetë”, thuhet në përshkrim.
Jeremiç e ka përshkruar kështu atë që ka ndodhur në ndërtesë:
“Vuçiç zbriti, me katër ose pesë roje sigurimi, dhe filloi të dridhej, të bërtiste,… Ai bërtiti ‘Hajde më godit’. Kishte sigurim përreth tij. E pyeta ku donte. Por ai nuk u lejua të dilte jashtë.
Ai shau dhe ofendoi, bërtiti dhe kërcënoi Aleksiçin. Ai më tha ‘hajdut’. Unë jam një ‘tradhtar’ për të. E pyeta nëse mund ta thoshte atë në RTS dhe para kamerës. Ai tha se nuk guxon ta bëjë”.
Rekao je @avucic da su se Vuk Jeremić, Miki Aleksić, Vladimir Gajić i Bora Novaković uplašili i pobegli iz Predsedništva.
⚠️ Ali, evo EKSKLUZIVNOG SNIMKA, kako je bilo…@jeremic_vuk @MiikiAleksic @bora_novakovic @vladimirgajic1 pic.twitter.com/YpEpOfe0kn
— Narodna stranka (@StrankaNarodna) June 27, 2021