Polica e Vlorës ka sekuestruar sot më mbrëmje një gomone të ngarkuar me drogë dhe gati për transport.
Po ashtu nga njoftim i policisë bëhet me dije se nuk ka asnjë të arrestuar, por operacioni vazhdon.
Njoftimi i policisë
Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve.
D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.
Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.
Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj.
Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.