Pas hetimeve të bëra për ngjarjet e 25 ditëve të fundit, kur janë goditur me makina luksoze e kanë vdekur 9 njerëz në 4 qarqe dhe 4 vetëm ditën e premte në Vlorë; ka rezultuar se makinat kanë qenë në pronësi e përdorim nga fëmijë politikanësh, biznesmenësh, kryepolicësh e trafikantësh.
Në raportin policor “Për përdorim të brendshëm”, është evidentuar fakti se të gjitha makinat luksoze “vrasëse”, të cilat policia nuk i ngacmon kur “fluturojnë” nëpër rrugë, lagje e mjedise publike, kanë patur leje speciale qarkullimi.
Leje të tillë me logo “Kuvendi”, kishte makina luksoze e djalit 19-vjeçar të Erzen Breçanit, ish zv/drejtor policie, aktualisht i “fortë” pranë Sali Berishës dhe oligark tenderash pranë Edi Ramës.
Me makina 90 mijë Euro me logo “Kuvendi”, qarkullon dhe djali i Gramoz Ruçit; ndërsa makina luksoze e djalit 22 vjeçar të biznesmenit Bashkim Madani që vrau 4 pjestarë të familjes “Gushi” në Vlorë, kishte leje me logon “Taskë Forca Doganore”, regjistruar si e tillë në Policinë Rrugore.
Aktualisht janë 2000 makina luksoze private, me pronarë familjarë politikanësh e persona të botës së korrupsionit e krimit; të pajisura me logo e leje institucionesh të larta shteti; që policia nuk i ndalon, nuk i verifikon e nuk i kontrollon dot, pasi janë në listën policore “Mos i prek”.
Në regjistrat e policisë, këto makina janë shënuar si “Mjete me status e për shërbime të veçanta shtetërore”; të lejuara për të qarkulluar shpejt, për të mos u ndaluar nga policia e për të mos u ndjekur prej saj, si dhe për t’u futur kundër-tabelë në rrugë, mjedise publike etj.
Mirëpo, brenda këtyre makinave luksoze me xhama të zinj e të blinduara, nuk janë ata që kryejnë shërbimet speciale ndaj shtetit, por fëmijët e atyre që kanë pushtet, të atyre që marrin miliona Euro tendere e pasuri publike, vrasës dhe trafikantë e fëmijë të tyre.
Kryepolici Ardi Veliu, Rebaniu e Dhimo Ziu në Policinë-Tiranë; e dinë që djemtë e Tom Doshit dhe Çim Babasit, për 6 makinat që përdorin, kanë leje e logo “Kuvendi”, “Policia”; “Dogana” “Kufiri Portual Detar” e “Taskë Forca Anti-Trafik”, të cilat i përdorin sipas punëve që “bëjnë”.
Deri para 1 viti, me logo shteti, ishin dhe makinat lukzoze të kapobandës Sanxhaktari, Çapja e Çela në Elbasan, Kajollëve e Ben Qimes në Fier dhe të fortëve në Vlorë, Dibër, Berat.
Me logo të kryeministrisë, nga 10 makina që duhet të kenë këtë status paprekshmërie; faktikisht qarkullojnë 73 makina luksi, të cilat nuk janë në pronësi të kryeministrisë, por të familjarëve të zyrtarëve të këtij institucioni dhe “të fortëve” e oligarkëve miq të tyre.
Në rrugë shikon makina trafikantësh, fëmijësh të bosëve me resorte, hotele me “5 Yje” e ndërtues kullash, që mbi xhama kanë logot e ministrive ku shënohet “Ministri”; madje vetëm në muajt mars-maj 2021, janë evidentuar 650 makina të tyre që qarkullojnë me logot Kuvendi, SHISH, Presidenca, Policia e Shtetit, Tatimet, Dogana, NATO, Kufiri etj., të cilat janë lejuar e po lejohen, sepse kanë Leje-Autorizimet përkatëse me vula e firma të tituallarëve.
Para 3 ditësh, në Tiranë u ndalua një makinë private luksoze, me logon e KPK-Veting-ut, pajisur me leje të lëshuar nga shefja e institucionit, motra e Ballukut, e për të fshehur skandalin, policia e serviri sikur ishte makina dhe bodigardi i shefes së KPK.
Mjafton kaq, për të kuptuar se shteti i ka bratisur qytetarët e është bërë mbrojtës i eksponentëve të krimit dhe oligarkisë me pasuri të zeza, të cilët janë bërë drejtuesit “de facto” të shtetit dhe sundimtarët e dhunshëm të jetës publike në Shqipëri./Pamfleti