Lulzim Basha thotë se ai tashmë ka një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të kthyer demokracinë.
Teksa po merr pjesë në Asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, lideri i opozitës ka
“Unë, opozita kemi një detyrë të madhe ndaj shqiptarëve për të zgjidhur problemin më të madh që sot ka Shqipëria. Pra ka rënien e demokracisë, tha Basha duke shtuar se:
“Investimi i Partisë Popullore Europiane dhe shteteve anëtare të BE-së për demokracinë në këto 30 vjet në Shqipëri do të na mundësojnë që të kapërcejmë edhe këtë sfidë të rëndësishme”, ka shtuar Basha.
Për herë të parë ai ka pranuar se do të jetë pjesë e parlamentit të ri në shtator. Teksa ndodhej në asamblenë e partive popullore europiane ne Bruksel edhe pse gjithë fokusin e pati tek zgjedhjet jo legjitime të 25 prillit, deklaroi se lufta e PD do te jete si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit
“Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit.
Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemoragjisë së emigracionit së të rinjve”, tha ai.
Për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit Lulzim Basha deklaroi se manipulimi i këtij procesi do të ndikojë dhe në rrugëtimin europian të vendit.
“Zgjedhjet janë një nga kriteret më të rëndësishme për rrugëtimin europian të çdo vendi. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me demokracinë ndërkohë që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme për ne, për Partinë Demokratike sepse nga njëra anë ne e dimë fare mirë se ndryshimi në Shqipëri mund dhe do të vije vetëm përmes procesit të integrimit europian të vendit.
Nga ana tjetër procesi i integrimit europian të vendit nuk mund të ecë përpara me një vend ku qeveria në vend që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është kapur për herë të dytë në flagrancë duke manipuluar në mënyrë masive dhe sistematike zgjedhjet që nga vjedhja e të dhënave personale të shtetasve tek keqpërdorimi i administratës tek intimidimi”, tha Basha