Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin ”Frontline” të News24 është shprehur skeptik për ristrukturimin e paralajmëruar nga Rama.
Havari thotë se Rama ka pasur 8 vite kohë, dhe gjatë qeverisë së tij janë rikthyer drejtues që janë larguar më parë me ceremoni për korrupsion e zhvatje.
Ai kërkon një largim total të gardës së vjetër teksa konstaton se vettingu në Polici dështoi.
”Emërimet po e po që i bëjnë këta në kuadër të njohjes, mund të them vetëm kaq, dëgjova kryeministrin, nëse dal nga tema që do bëjë ristrukturim. Kjo temë është abuzive, janë 8 vite. Aty janë rikthyer drejtues që janë larguar me ceremoni, për korrupsion, zhvatje. Dhe kanë në varësi djem të ndershëm.
Të bësh ristrukturim do të thotë, garda e vjetër të largohet e gjitha. Nuk kanë më asnjë lloj autoriteti dhe morali. U bë ai vettingu i famshëm, dështoi. Pashë një drejtues me brekë nëpër këmbë kaloi. Janë copë-copë. Mua më vinte turp të merrja repartin RENEA në kohën time, është detyra ime.
Në Berat, ndodhi një vrasje në Kozare. Dhe kisthe vrarë djalin e xhaxhait. Shkova unë, policët e trembur. Thirra të atin e dorëzova në Polici. Po ashtu në Kamëz, një dibran kishte vrarë një polic. Shkoi të fshihej tek e motra. Pse duhet të vijë RENEA? Dialogu, besimi që kanë ata, duhe ttë kenë besim tek drejtuesit.
Ka qenë një drejtor në Tiranë, e pashë sot në një reagim, është copë-copë, të kaluar shumë blozë, por janë pelivanë, dhe i kanë qejf këta servilat.
Shkuan për të kapur një Lleshi, i dënuar për vrasje. Morën në operacion, mori ky tipi personin që kishte direkt konflikt me të, dhe ishte i armatosur me armën e policisë. Implikuan edhe Ministrin e Brendshëm të kohës. Dhe sot pacipë thotë fëmijët e politikanëve.
E kam liruar nga detyra për akte rrugaçërie, rrugaç ordiner. Dhe del tani bëhet deputet, godet me grusht në Kuvend. Janë copë-copë dhe shoqëria shqiptare është ,kur thua ristrukturim jo vetëm Policia, por shoqëria. Rama tha që janë larguar 600 tatimorë, hajduta, janë zëvendësuar me 600 të tjerë. ”- tha Havari.