Kryeministri Edi Rama ka publikuar ecurinë e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit.
Teksa punimet vijojnë pandërprerje, Rama thotë se kjo ka për të qenë vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare.
IKMT vijoi punën duke spastruar territorin dhe tashmë pritet vetëm përfundimi i Unazës së Madhe që synon të lehtësojë qarkullimin dhe trafikun në kryeqytet.
Postimi i Ramës
Ja ecuria e punimeve për Unazën e Madhe në zonën e Astirit, ku po realizohet vepra më komplekse inxhiniere e infrastrukturës shqiptare.