I gjithë opinioni publik është i tronditur nga tragjedia e pasmesnatës në t’u gdhirë e diel në Velipojë. Mes 4 viktimave nga të shtënat e armëve ishte dhe 19-vjeçari Musaen Zeneli, i cili jetonte me nënën pasi babain nuk e kishte.
Një prej tyre që kanë shkruar me lot e me dhimbje është edhe mësuesja e gjimnazit të Myzerinit, Valdete Gjyrezi. Ajo është e shokuar nga ngjarja, e teksa i shpreh ngushëllimet familjes, ka shkruar dhe një elegji për të ndjerin.
Postimi i plotë:
Musaeni yne
Sec e veshi e ema
Dhander per kte dite
Le te gzoje i shkreti
Ti bashkohet shoqerise
Se ndau per mje bluze
As per nje kollare
Ishte veshur bukur
Lezet per ta pare
Ja kishin dhuruar
Te gzohej jetimi
Gzoi e vallzoi
Deri ne 11
Se neser fillonte
Pune si kamarjer
Gezimi tij i pare
Sa te merrte rrogen
Nenes ai me vrap
Doren do ja shendonte
Por kur gzon fukarai
Kur u ba zein
E martoi me plumba
Kostumi i mbet i ri
Nuk e besun shoket
Nuk e besoi shkolla
Musaeni mire
Qe nuk tremb as “sorra”
Ah mor Musaen
Sa zemra trishtove
Kalove pandemin
E plumbin se mashtrove
Nuk ishte faji jot
Ishte fati zi
S’te ndihmoi drejtesia
Por te bani kurban
Dhe kjo asht padrejtsi
Qofsh i xhenetit biri yne,
Ti o djal i ri
***
“Jam e shokuar.. Nga mbramja e matures ne diten ma te kobshme te tij Ishte jetim, i varfer pa celular por shum social, i dashtun me te tan Qofte i xhenetit Ngushellime familjes”.