Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp tha se procesi i ndryshimeve në strukturat e larta drejtuese të Policisë do të bëhet më shpjet nga seç ishte planifikuar.
‘Ne jemi në një fazë intensive pune për të gjithë sektorët jo vetëm për sektorin e punëve të brendshme, për tu përgatitur për mandatin e tretë.
Është koeçidencë, por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt. Unë dua të nënvizoj që mos të krijohet asnjë keqkuptim.
Çdo ngjarje është një arsye për të menduar sesi gjërat mund të bëhen më mirë në tërësi. Sulmi ndaj policisë së shtetit është absurd dhe nuk kam parasysh që mund të bëjë shumë mirë punën e vet. Por nuk është vetëm policia në një vend demokratik, ajo që garanton gjithçka.
Ndërkohë ristrukturimi i policisë dhe në aspektin e drejtimit që nga niveli i drejtuesve në qarqe është një proces që ka nisur të diskutohet dhe do të ristrukturohet më shpejt seç ishte menduar. Procesi i ndryshimeve në strukturat e larta drejtuese do të bëhet më shpjet nga seç ishte planifikuar.’- tha Rama.