Në Shqipëri, pas çdo ngjarje të rëndë e të dhimbshme, ka edhe një fenomen tjetër të shëmtuar: Përpjekja për protagonizëm nga personazhet publik, të cilët reagojnë të parët.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me rastin e vrasjes së Musaen Zenelit në Velipojë.
Një prej tyre, është Blendi Fevziu.
Menjëherë pas vrasjes së ndodhur, ai bëri një status në rrjetet sociale, ndërsa vetë ndodhej për fundjavë në Bahamas.
Edhe pse përfaqëson të kundërtën e Musaenit dhe promovon në emisionin e tij, njerëzit më me pak vlera, Fevziu u shfaq i prekur në statusin e tij.
Lojën e shëmtuar e vazhdoi të hënën, kur bëri edhe një emision pasi u kthye në Tiranë nga pushimet e shtrenjta, e madje dha edhe një shfaqje me fshirje lotësh.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, numëronte live me ata që kishte ftuar, lekët që kishin mbledhur për Musaenin.
A thua se kanë vlerë ato lekë tani që Musaeni i shkretë nuk jeton më!
Ai kishte nevojë kur ishte gjallë, atëhere kur s’e njihte njeri dhe nuk iu hynte në sy këtyre si Fevziu, pasi ishte thjesht një “jetim” i gjorë.
Thjesht tani po përdorin fatkeqësinë e tij, për të na treguar sa njerëz të mirë dhe të ndjeshëm janë këta bllokistët e rinj të Tiranës./TemA