Kriza politike në vend dhe jovetëm, duket se ka “detyruar” ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker të vizitojë sot Shqipërinë.
Gazeta e deklaroi pak ditë më parë që në 30 qershor zyrtari amerikan do të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Tiranë, ndërkohë që është zbardhur edhe axhenda e takimeve.
Sipas informacioneve, mësohet se fillimisht zyrtari i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të takojë kryeministrin Edi Rama, ndërsa me kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në selinë blu.
SHBA rrit presionet
Por takimi me shefin e qeverisë dhe kryedemokratin Basha, pritet të këtë zhvillime të forta, për shkak se SHBA është e vendosur për të ushtruara presion, në mënyrë që të ketë një frymë të re mazhorancë-opozitë.
Mësohet se në takimin që ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker do të këtë në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama, pritet që t’i kërkojë atij që t’i çojë në një stad tjetër marrëdhëniet me opozitën, ku kryefjalë e Parlamentit të ri duhet të jetë bashkëpunimi mes tyre.
Po ashtu, në fokus të takimit Rama-Reeker pritet të jenë marrëdhëniet SHBA- Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellët. Nga na tjetër, mësohet se të njëjtën gjë zoti Reeker pritet ta kërkojë edhe nga lideri demokrat. Ky i fundit ndodhet përballë një presioni të madh, pasi ende nuk e ka vendosur nëse do të hyjë apo jo në Kuvend në shtator, për shkak se ai dhe demokratët i cilësojnë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si masakër “elektorale”.
Zyrtari amerikan pritet t’ia bëjë të qartë Bashës që të bashkëpunojë me shumicën socialiste sikundër është miratimi i shumë ligjeve dhe reformave të rëndësishme që kërkojnë 84 ose më shumë vota në Parlament.
Por kjo nuk është e vetmja porosi që Reeker pritet t’i japë shefit të selisë blu, pasi këtij të fundit pritet t’i kërkojë që betejën me mazhorancën opozita duhet ta bëjë brenda institucioneve, ç’ka do të thotë se skenarët për të bojkotuara Kuvendin e Shqipërisë nga ana e PD-së dhe opozitës në tërësi janë zero.
Pra, vizita e zyrtarit të lartë të DASH sot në Tiranë, pritet që të çojë marrëdhëniet mesa mazhorancës dhe opozitës në një frymë të re, ku bashkëpunimi me njëra-tjetrën është domosdoshmëri dhe kusht kryesor. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot më konkretisht.
Kujtojmë që vizita e ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker në Tiranë, vjen vetëm disa javë, pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha se ka qenë i përfshirë në korrupsion dhe ka minuar demokracinë, kështu që për ato, atij i ndalohet hyrja në tokën amerikane.