Gjykata Kushtetuese vendosi sot që herësi i vendosur në Kodin Zgjedhor, pasi është shpallur se listat janë të hapura, është në kudnërshtim me ligjin dhe duhet të hiqet.
Vendimi ka ngjallur dyshime reale tek Bilushi i Metës rreth një pazari të ri Basha- Rama.
Ai ka bërë këtë reagim për mediat:
“Të dashur miq!
Gjykata ka vendosur të heqë herësin nga renditja e listave të hapura, duke i lënë listat tërësisht të hapura.
Ky duket një zhvillim shqetësues.
Edi Rama ka ndikuar në Gjykatë të merret ky vendim, pasi kërkon t’i japë një shkas Lul Bashës të ulen e të bëjnë bashkë një pazar të ri.
Listat e hapura tërësisht nuk i do as Luli, as Rama, por fakti që Rama i bëri të hapura përmes Gjykatës, do të thotë se ai pret t’i çojë sinjal Lulit për t’u ulur si ta ndryshojnë këtë punë.
Tani ata kanë vetëm një zgjidhje.
Ose t’i lënë listat e hapura, që në fakt nuk i duan, ose të bëjnë një ligj të ri zgjedhor, që nuk ka të bëjë fare me këtë ligj që ndryshoi gjykata.
Ky skenari i dytë është i rrezikshëm, pasi mund të na çojë në një pazar të ri mes të dyve.
Kjo është situatë e rrezikshme, pasi mund të nxjerrin jashtë loje LSI-në.
Ndaj duhet të jemi vigjilentë, bashkë me Doktorin”.