Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, e cila la në fuqi shembjen, por pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri nga Bashkia e Tiranës dhe njohu si të paligjshme kalimin e pronësisë së Teatrit, ngaqë Ministria e Arsimit në favor të Bashkisë së Tiranës, duke shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për ta kaluar në pronësi të bashkisë.
Veliaj thekson, se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë bashkisë, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa thekson se duhet ecur përpara me ndërtimin e “shtëpisë më të madhe e moderne të teatrit në Ballkan”.
Por Bashkia e Tiranës i kishte ndërprerë prej kohësh tratativat për ndërtimin, pas vendimit të marrë nga qeveria, për ndërtimin e Teatrit me buxhetin e shtetit. Madje siç duken bathët, Veliaj e dinte mirë se çdo vendosnin ushtarët e Metës: Kalo, Xhaferrllari e Alibejajt, Sonila e Andit dhe natyrisht Vitorja provizore që hedh gurin e fsheh dorën. Ndaj ndërtimi i Teatrit, nga qeveria pa PPP, tashmë ka filluar që para 1 jave me vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit.
Pra vendimi i bandës se re Kushtetuese me avokat, noter, inspektor dhe pa asnjë konstitucionalist është vërtet humor për të qarë, me klloun që nuk dinë asgjë, por bëjnë lojra për tu tallur me opinionin dhe për t’i kënaqur palët edhe ata me lugë boshe, por edhe ato që e kanë mbaruar drekën. /Ekskluzive.al